Haradinaj nga takimi me liderët: E duam Amerikën, por nuk i nënshtrohemi Serbisë dhe nuk e heqim taksën deri në njohje

Haradinaj nga takimi me liderët: E duam Amerikën, por nuk i nënshtrohemi Serbisë dhe nuk e heqim taksën deri në njohje

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë nga takimi i liderëve shtetëror që u mbajt sot në Qeveri pas letrës së zyrtarëve amerikan ku kërkohet heqja e taksës.

Haradinaj para gazetarëve ka treguar se është takuar sot edhe me ambasadorin amerikan Phillip Kosnett që e quajti diplomat të zoti. Ai tha se e do Amerikën por se nuk do të nënshtrohet më ndaj Serbisë dhe taksa nuk lidhet me Amerikën por Serbinë andaj nuk do të hiqet deri në njohje të Kosovës.

“Sot ka pasur takim me ambasadorin me Philip Kosnettt për të cilin kam respekt dhe është diplomat i zoti, ai ka qenë shumë i saktë i ka sugjerua Kosovës që të pezullohet taksa dhe njëkohësisht ka paraqitur edhe këtë letër që vjen për tre udhëheqësit e Kosovës: kryeministrin, kryepalrmanetarin dhe presidentin. Unë kam pas rastin që t’i them. Taksa nuk u vendos në lidhje me Amerikën as zhvillimet e fundit në dialog, që 20 vjet në konflikt të ngrirë, jemi lodhë dhe kërkojmë një finale Kosovë-Serbi, kërkojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse. Edhe unë jam me u heqë taksa jo mu pezullu por me u lidh me njohjen. Qëllimi është me sjellë një situatë të marrëveshjes me Serbinë. I lus vendimmarrësit në Amerikë që të na kuptojnë se nuk mundem me ju nënshtrua më Serbisë, me leju që Serbia me bë hajgare me ne, me njohjet tona me lobu kundër tyre; me ba hajgare kur na nuk anëtarësohemi në Interpol; dhe me sulmu familjarët e pjesëtarëve të FDSK-së”, tha Haradinaj para pak minutash, raporton Periskopi. /Periskopi

Shpërndaje në: