Haradinaj: Nuk është marre e kundër ligjit të thuhet se ofrohet garancë për ish-krerët e UÇK’së

Haradinaj: Nuk është marre e kundër ligjit të thuhet se ofrohet garancë për ish-krerët e UÇK’së

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për garancën e shtetit të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, duke e ndërlidhur me kohën kur është mbrojtur në liri, pasi ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

Haradinaj thotë se nuk është turp të ofrohet garanci për respektimin e vendimeve të Gjykatës, për mbrojtjen në liri të të akuzuarve, pasi sipas tij, kjo nuk është kundër ligjit.

Nuk është marre me thon kryetari i Qeverisë edhe publikisht, edhe po të ishte gjykata në Kosovë, edhe me thon Qeveria që po ne e sigurojmë Gjykatën e Panelin gjyqësor që çdo vendim i tyre për të akuzuarit qoftë edhe mbrojtjen në liri do të respektohet nga ana jonë, dhe do t’i respektojmë obligimet që na dalin nga Gjykata në rast të mbrojtjes së lirisë të akuzuarve. Nuk është marre me thon këtë, se nuk është kundër ligjit.

Edhe presidentja mundet me thon ‘Po ofrojmë çdo garancë Gjykatës që do të respektojmë vendimin e tyre, të gjitha obligimet që i dalin atyre për mbrojtjen në liri, i respektojmë’. Unë besoj që Kosova i respekton vendimet e Gjykatës, edhe kjo qeveri i respektojnë, sepse ne kemi përvojë sepse i kemi respektuar në kohë të OKB-së”, tha Haradinaj në ATV.

Ai po ashtu ka folur për rastin e tij kur është mbrojtur në liri, teksa thotë se nuk ka pasur të drejtë të dalë jashtë Prishtinës, madje edhe nëse do të kishte ndonjë nevojë fiziologjike.

“Unë jam lëshuar në mbrotje në liri në kohë të Kosovës, në proces të dytë mua më kanë dorëzuar të Policia e Kosovës. Gjykata ndërkombëtare ia ka besu Kosovës, edhe Kosova nuk ka dështuar asnjëherë. Policia e Kosovës është shumë profesionist.

Unë s’kam mujt me u ndal në toalet, s’kom guxu me dalë jashtë territorit të Prishtinës. E kom pas të lejum vetëm Glloxhanin, nuk kom pas të lejume me u ndal në Klinë ose Gllarevë. Me pas nevojë për toalet, s’kom guxu me u ndal rrugës, u dasht me duru derisa të shkojë në Gllogjan. E ka respektuar Policia jonë, shteti jonë.

Ne jemi shtet që kemi përvoja në zbatim të obligimeve që na jep Gjykata. Nuk mundesh me thonë është Gjykata jonë, e s’mundemi me ofru garanca. Kur e lshon Gjykata e Prishtinës që po e lshon dikë në procedurë të rregulltë, kjo i bjen që Gjykaata bën gabim se shteti s’po mujka me jep garanca”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në: