Haradinaj: Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve

Haradinaj: Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është bashkuar fëmijëve në fillimin e maratonës në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve.

Kryeministri shkruan në Facebook se ‘Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve’.

“Fëmijët tanë të shkëlqyeshëm janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e të ardhmes sonë prosperuese. Detyrë e jona e përditshme është që të punojmë bashkërisht që t’iu sigurohen kushtet për t’i realizuar ëndrrat e tyre”, shkruan në fund kryeministri Haradinaj.

 

 

Shpërndaje në: