Haradinaj: Nuk kemi vija të kuqe për PDK’në

Haradinaj: Nuk kemi vija të kuqe për PDK’në

Daut Haradinaj i AAK’së ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës. Megjithatë, i falënderon  për bashkëqeverisje dy vjeçare dhe u thotë se tash duhet të kalojnë në opozitë, transmeton Periskopi.

‘’I kisha falënderu dhe  I kisha thënë mendoni për opozitizëm.Unë nuk ua qes vijën e kuqe’’, tha Haradinaj sonte në Debat Plus.

Haradinaj do të preferonte një koalicion AAK-PSD-NISMA-AKR.

Ndërsa Dardan Molliqaj tha se janë të interesuar që të bashkëpunojnë edhe me Nismën dhe AKR’në.

‘’Jemi të ineteresuar për këtë koalicion. Kam raporte të mira me Pacollin, pavarësisht dallimeve, me qenë pjesë e jona’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: