Haradinaj numëron tre hapa që thotë se ndihmojnë Kosovën në arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Haradinaj numëron tre hapa që thotë se  ndihmojnë Kosovën në arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka listuar tri zhvillime që sipas tij e ndihmojnë Kosovën në arritjen e marrëveshje me Serbinë.

Haradinaj thotë se duhet një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorëve të Quint-it, qëndrime të përmbajtura si dhe BE-ja t’ja dorëzojnë Amerikës agjendën e dialogut.

“1. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator. 2. Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse. 3. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë”.

“Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Shpërndaje në: