Haradinaj: O Popull, shpenzojeni një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit

Periskopi.com Lajme

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një grafikë me të dhëna të bazuara në Doganën e Kosovës, ku ka paraqitur vlerat e importit të Kosovës nga Serbia, gjatë qeverisjes së tij kur ishte vendosur taksa 100 % dhe tani kur vendi po qeveriset nga kryeministri Albin Kurti.

Haradinaj thotë se gjatë qeverisjes së tij, Kosova ka blerë nga Serbia në vlerë të 4 milionëve, derisa nga Qeveria Kurti kjo shumë ka shkuar në  300 milionë. Teksa ka përmendur këto shifra, Haradinaj ka rikujtuar premtimin e Kurtit për reciprocitet me Serbinë.

“O Popull, shpenzojeni një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit.Në qeverinë time Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%!

Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë! Sot produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës.Ky është reciprociteti mashtrues i Albin Kurtit!”, ka shkruar Haradinaj./Express/