Haradinaj: Pa zgjidhje për gjendjen në veri, situata është keq dhe drejt eskalimit

Haradinaj: Pa zgjidhje për gjendjen në veri, situata është keq dhe drejt eskalimit

Kryetari i AAK-së, z.Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe një herë për situatën e krijuar së fundmi – pas dështimit të një marrëveshjeje me Serbinë për çështjen e targave.

Ai thotë se ‘zgjidhja më e mirë do të ishte që të dëgjohej kërkesa amerikane me kohë’.

Ndryshe, thotë Haradinaj, pa zgjidhje për gjendjen në veri, situate është drejt eskalimit.

Ja shkrimi i plotë i shkurtër i z.Haradinaj, përcjell Periskopi:

Të dashur qytetarë,

Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.

Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.

Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit./Periskopi

Shpërndaje në: