Haradinaj përmbyll ditën në Han të Elezit: Programi i Aleancës është kontratë e jona me qytetarët

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, takimet i ka përfunduar në Han të Elezit.

Haradinaj ka shkruar se as në këtë komunë nuk ka munguar mikpritja e ngrohtë qytetarëve.

Biseduam për problemet e sfidat e qytetit tonë kufitar dhe domosdoshmërinë e nxitjes së zhvillimit edhe në këtë pjesë shumë të bukur të Kosovës tone”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Programi i Aleancës është kontratë e jona me qytetarët, të cilët i ftojmë ta përkrahin me votë me 14”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë:

Ditën e sotme e përmbylla me takimin në Han të Elezit, ku nuk mungoi mikpritja e tyre e ngrohtë.

Hani i Elezit shërben si një urë lidhëse midis nesh dhe fqinjit tonë jugor.

Biseduam për problemet e sfidat e qytetit tonë kufitar dhe domosdoshmërinë e nxitjes së zhvillimit edhe në këtë pjesë shumë të bukur të Kosovës tonë.

Programi i Aleancës është kontratë e jona me qytetarët, të cilët i ftojmë ta përkrahin me votë me 14 shkurt.

 

Secila votë e juaja ka rëndësi.

#ForcaeKosovës

RH

Shpërndaje në: