Haradinaj për gjenocidin në Srebrenicë: Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës deri në vendosjen e drejtësisë

Haradinaj për gjenocidin në Srebrenicë: Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës deri në vendosjen e drejtësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë, që ka ndodhur 27 vjet më parë.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se bashkëndjen me popullin e Bosnjës dhe se e kupton dhimbjen e tyre.

“Gjenocidi në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan, të kryera nga regjimi i Millosheviqit, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia”, ka shkruar ai.

Atë se çfarë ka ndodhur në Srebrenicë, e ka përkujtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se ajo çfarë ka ndodhur në Srebrenicë 27 vjet më parë nuk është asgjë më pak pos gjenocid.

 

Shpërndaje në: