Haradinaj për rritjen e rrymës: Gjithçka për çka qëndroi VV dje, sot është mashtrim dhe demagogji në qeverisje

Periskopi.com Lajme

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aprovimit të Qeverisë në propozimin e ZRRE-së për rritjen e tarifës së energjisë, duke thënë se rritja do të jetë shumë më e madhe për të gjithë që jetojnë në Kosovë.

Haradinaj këtë reagim e titulloi me ‘Çmimi i mashtrimit’, për të cilat tha se që gjithçka për çka qëndroi VV dje, sot është mashtrim dhe demagogji në qeverisje.

“Ju qeveri e VV-së mbase mund edhe të mburreni se po reduktoni shpenzimet e administratës publike e bile edhe në kuvend ju mund të pini ujë nga ujësjellsi por ju po goditni në mirëqenien e qytetarit në shifra tepër të mëdha.  Jo veq 100 milion euro taksa të qytetarit por shumë më shumë keni shpenzuar për energji këtë gjysmë dimri sepse jeni të paaftë dhe prireni nga mashtrimi. Për ju, jo substanca por pamja është primare.

Ky dhe dimrat tjerë do të jenë të gjatë, të errët dhe qe besa edhe të shtrenjtë për qytetarin e Kosovës dhe atë në shumë fusha, jo vetëm në energji”, shkroi Haradinaj në Facebook.