Haradinaj për shpenzimet e Qeverisë: Nuk ka ku i hargjon, se nuk është tu bo ndonjë aktivitet

Haradinaj për shpenzimet e Qeverisë: Nuk ka ku i hargjon, se nuk është tu bo ndonjë aktivitet

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka komentuar krahasimin që i është bërë së fundmi Qeverisë Haradinaj dhe Qeverisë Kurti në lidhje me shpenzimet [meditjet].

Haradinaj ka thënë se nuk i beson të dhënat që po i japin për shpenzimet e kësaj Qeverie. Megjithatë ai shtoi se një kryeministër që shkon prej shtëpisë në zyre dhe prej zyrës në shtëpi nuk mund të ketë hargjime. Sipas tij nuk është bërë ndonjë aktivitet për Kosovn nga kjo Qeveri dhe për këtë arsye nuk ka shpenzime, përcjell Periskopi.

“Nuk besoj që këta po i japin të dhënat e sakta sepse nëse ministrja e jashtme udhëton për ngjarje, Presidentja ishte në Kanada. Nëse një Kryministër shkon prej shpisë në zyre, prej zyrës në shpi nuk e di se ku ka me i hargju. Pra,nuk është se tu bo naj akivitet, nuk ka dalë prej Kosovës. E ka pritë kryeministrin tonë pos kryeministri i Shqipërisë ose i Maqedonisë, shpresoj që do të shkoj edhe në Mal të Zi ndonjë ditë. Pra, nuk ka ku me shpenzu. Shpenzimet nëse janë me shërbim të arritjes së qëllimeve si në politikën e jashtme si marrëdhënieve dypalëshe apo shumëpalëshe, nganjëherë është më mirë me i hargju do pare të juaja se me qenë mysafir në Greqi atje e thojke, po ja pagun kryeministrit dikush tjetër. Pse po ta pagun dikush tjetër ty?”, tha Haradinaj./Periskopi/

Shpërndaje në: