Haradinaj për vdekjen e Naser Shalës: Shembulli i tij prej luftëtari dhe atdhetari do të jetojë ndër breza

Kryetari i AAK`së Ramush Haradinaj me rastin e vdekjes së veteranit të UÇK`së Naser Shala ka thënë se ai ishte luftëtar i orëve të para, gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu, raporton Periskopi.
Reagimi i plotë:
Na paska lënë veterani i UÇK-së Naser Shala. Naseri ishte luftëtar i orëve të para, gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu. Masakrimi i familjes së tij u bë motiv dhe frymëzim për shumë e shumë luftëtarë të kohës, duke i dhënë luftës sonë çlirimtare edhe më shumë vendosmëri. Shembulli i tij prej luftëtari dhe atdhetari do të jetojë ndër breza.
Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!