Haradinaj: Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri të të gjitha kohërave

Haradinaj: Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri të të gjitha kohërave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar festat e Nëntori.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përulen përjetësisht para atyre që kanë dhënë jetën për liri.

“Të dashur shqiptarë, Urime Festat e Nëntorit! Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri të të gjitha kohërave. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Nderime sot, për ushtarët dhe oficerët që i shërbejnë Atdheut”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në: