Haradinaj përkulet te varrezat e dy heronjëve të kombit

Haradinaj përkulet te varrezat e dy heronjëve të kombit

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në nder të 35 vjetorit të rënies heroike.

Po ashtu ka vizituar edhe lapidarin e dëshmorëve në Gjilan.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar lartë veprën e tyre.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të kryeministrit:

Në kërkim të lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të parët u nisen me guxim, duke u vënë në ballë të rezistencës shqiptare. Me aktin e tyre heroik dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim. Në nderim të 35-vjetorit të rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, kam bërë homazhe te lapidari dhe te varret e dy heronjve, në kompleksin e Dëshmorëve në Gjilan. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!

RH

Shpërndaje në: