Haradinaj: Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë

Haradinaj: Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë

Kreu i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se ky është lajm i mirë për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë.

“Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë. Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit tash e sa vjet. Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin. Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane!”, ka shkruar Haradinaj./Periskopi/

Shpërndaje në: