Haradinaj: Po shtohen zërat se kufiri është deri në Çakorr

Haradinaj: Po shtohen zërat se kufiri është deri në Çakorr

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj ka thënë se së fundmi janë shtuar zërat se kufiri i Kosovës është deri në Çakorr.

Kështu shkruan Haradinaj në një status në faqen e tij në Facebook.

“Ditëve të fundit po shtohen zërat e deputetëve kundër Demarkacionit me Malin e Zi.

Tash e sa muaj jemi fyer dhe kritikuar ashpër se AAK po shpifë kauza false për të mbetur në skenë, biles ka patur raste deri në akuza të nivelit të ulët, se “dikush po i ruan livadhet e veta”.

Edhe një herë i përshëndes qendrimet parimore të deputetëve që e kanë kuptuar drejt situatën rreth kufirit dhe dëmin territorial që u shkaktua nga ajo marrëveshje, pothuajse e fshehur, e komisionit qeveritar dhe që nënshkrua nga përfaqësuesit e shtetit tonë.

Në fund të fundit, deputeti nuk i jep llogari qeverisë, por qeveria deputetit, e deputeti popullit që i ka dhënë besimin për përfaqësim.

Andaj, i lus kolegët e mi që të kenë në konsideratë atë që ua dha besimin, popullin, e jo ata që e krijuan këtë situatë.

Zërat se kufiri është në Çakorr dhe Zhlep, po shtohen.

Ky është lajm i mirë për të gjithë”.

Shpërndaje në: