Haradinaj pretendon postin e presidentit me çdo kusht

Haradinaj pretendon postin e presidentit me çdo kusht

Kryetari i AAK-së shpreson në një marrëveshje për pozitën e presidentit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje.

Partia e tij në gusht të këtij viti shpalli kandidaturën e kreut të saj, Ramush Haradinajt për president.

Por takimi që një ditë me parë kishte me Thaçin dhe Veselin, nuk i ka dhënë shumë siguri Haradinajt se ai mund të bëhet president.

Në një intervistë  ish kryeministri ka thënë që janë në diskutim me partnerët për këtë punë.

E nëse nuk gjindet një zgjidhje me Ramushin president, atëherë vendi sipas tij, do të shkojë në zgjedhje.

Ish kryeministri tutje nuk e mohon mundësinë e inkuadrimit të PDK-së në qeveri. Këtu tregon edhe vullnetin e Vetëvendosjes për këtë temë.

Më tej Haradinaj tha se pret të hedhet poshtë aktakuza ndaj Thaçit e Veselit.

Shpërndaje në: