Haradinaj: Qytetari i Kosovës sot u beson produkteve të prodhuara në Kosovë

Haradinaj: Qytetari i Kosovës sot u beson produkteve të prodhuara në Kosovë

I nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar sonte qytetarët e Rogovës së Hasit.

Para tyre ai ka folur për rritjen e prodhimit dhe konsumimit të produkteve vendore, sidomos pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se tash edhe konsumatori kosovar po i beson produkteve vendore.

“Sot, kushdo që prodhon në Kosovë, nuk është i varur në askënd. Sot, qytetari i Kosovës, konsumatori i Kosovës po i beson produkteve të prodhuara në Kosovë. Sot kemi më shumë nëpër shtëpitë tona kemi më shumë mall Kosove, më shumë mall të duarve tona, të njerëzve tanë”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në: