Haradinaj: Rama njeri i mirë, Ismaili korrekt, Vitinë s’e njoh

Haradinaj: Rama njeri i mirë, Ismaili korrekt, Vitinë s’e njoh

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka treguar se çfarë mendimi ka për kundërkandidatët e tij.

Për Përparim Ramën e LDK-së ka thënë se është njeri shumë korrekt dhe i sjellshëm.

“Përparim Ramën e kam takuar së fundi, para pak dite, rasisht në një debat. Shumë njeri korrekt e i sjellshëm. Sa i përket ekspertizës të tij nuk flas, sepse dihet që ka ekspertizë. Nuk e di sa i zoti o në vendimarrje, por këtë duhet ta vlerësojnë qytetarët”, ka thënë Haradinaj.

Edhe për Uran Ismailin e PDK-së flet fjalë të mira, duke thënë se e respekton dhe se ka pasur raporte shumë korrekte me të gjithmonë.

Shpërndaje në: