Haradinaj: Rrugëdalja për krizën energjetike është gazi amerikan

Haradinaj: Rrugëdalja për krizën energjetike është gazi amerikan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike kohëve të fundit.

Haradinaj në “Rubikon” pati akuza drejt kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili deklaroi se çmimi i rrymës është i lirë.

“Kryeministri dje na dha një lajm të mirë që unë nuk e kisha ditë, energjia tha është e lirë në Kosovë për këtë po harxhohet. Me i thënë pyeti ata që po paguajnë se a është lirë a shtrenjtë. Mundet me qenë lirë po t’i kishim rrogat e perëndimit, nuk është lirë me asgjë nëse krahasohet”.

“Energjia është mjaft shtrenjtë në Kosovë, mirëpo kryeministrin e ka kap mjegulla e pushtetit dhe po i dëgjon ata që i ka mbrapa, dy të rijnë që me gjasë i kanë punët mirë, pra nuk e kanë hallin sa ju kushton në fund të muajit. Nuk është lirë edhe për faktin se shumë familje janë me social, s’kanë paga, s’kanë të hyra, s’kanë biznese, s’janë deputetë të gjithë, ose ministra ose kryetarë komunash.”

Haradinaj deklaroi se rrugëdalja e vetme për krizën energjetike është pranimi i projektit për gazin amerikan.

“Rrugëdalja për energjinë është për ta kthyer gazin shpejtë, pra projektin e gazit sa më shpejtë, menjëherë duhet, menjëherë të thonë e kërkojmë, me dërgu letër me thënë na falni, i kemi pasur disa probleme, kthejeni. Me dërgu lajme që jemi dikush në energji, që nesër ke me qenë faktor t’i kur të kesh energji.”

“Krejt qasja e këtyre në energji është me e dorëzu Kosovën, me e lodhë, me e bë të varur prej të tjerëve. Unë po i pyes pse? Edhe dje u thosha përse i keni refuzuar dy projekte, me e lënë Kosovën pa kapacitete që prodhojnë energji, e të varur vetëm në çmim, ai thoshte se shtrenjtë. Më fal e ku po e gjen më lirë? Sa je duke e ble sot në bursë? A është çmimi më shtrenjtë në bursë sesa që e prodhon ti a? Qeveria Kurti ose janë axhami në ketë punë, ose mbrojnë interesa të tjetërkujt.”

“Për gaz janë sjellë në mënyrën më të pashpjegueshme, nuk e bënë në një situatë normale këtë, edhe prapë shesin mend për çmim, s’po e dimë çmimin. A e dini që jemi duke blerë rrymë prej Serbisë? Pyetni këta ministrat e famshëm të Kurtit dhe Kurtin se prej kujt po e bleni rrymën. Këtij (Kurtit) po i doket shtrenjtë me prodhu në Kosovë 86 euro por s’po i doket shtrenjtë me e ble 250, e që varion deri në 450 euro, 86 euro me e ble në Kosovë shtrenjtë, me e ble prej Serbisë 450 euro nuk është shtrenjtë,” tha Haradinaj.

Shpërndaje në: