Haradinaj: Së shpejti do të shkojë tek memoriali i Zahir Pajazitit

Haradinaj: Së shpejti do të shkojë tek memoriali i Zahir Pajazitit

Ai ka shkruar se sot u rivarrosën eshtrat e një luftëtari të madh, shkruan Periskopi.

Lexoni të plotë reagimin e Haradinajt:

Sot u rivarrosën eshtrat e një luftetari të madh, aty në vendin e lavdisë, në Memorialin e Zahirit, që do të jetë strehë lavdie edhe për luftetarë të tjerë!

E nisa vet idenë e ndërtimit të këtij memoriali dhe shpejt do të jem aty, për ta parë sa hije i ka Zahirit me shokë!

Sa të jetë jeta, në nderim të të rënëve për liri, të cilën po na e rrezikojnë prapë!

Zahiri, Edmondi, Hakifi, por edhe mijëra të tjerë heronj e dëshmorë, janë pengu i kësaj lirie që nuk na e marrin dot!

Shpërndaje në: