Haradinaj: Serbia në aksion, e kryeministri ynë komunist krenohet se i ka ulur shpenzimet e darkave e drekave

Periskopi.com Lajme

Haradinaj tha se derisa 14 kongresistë amerikanë janë në darkë me ambasadorin serb në Washington, kryeministri ynë, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka.

Haradinaj madje s’ka përfunduar me kaq dhe e ka quajtur Kurtin “kryeministër komunist”.

Haradinaj më pas pyeti se çfarë do të ndodhë me dialogun dhe Asociacionin me këtë qasje.

Postimi i plotë:

14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve, në darkë te ambasadori serb në Washington, e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka.
Çfarë do të ndodh me dialogun dhe Asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë?
RH.