Haradinaj: S’ka mik më të mirë se ai që të gjendet në kohë të vështira

Haradinaj: S’ka mik më të mirë se ai që të gjendet në kohë të vështira

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe ministri i FSK-së Rrustem Berisha, bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.

Homazhe janë bërë edhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë.

Pas përfundimit të homazheve, në një deklaratë të shkurtër dhënë medieve, Haradinaj ka thënë se nuk ka mik më të mirë se ai që të gjendet në kohë të vështirë.

“Miqtë tanë më të mirë padyshim që mbeten Amerika dhe shtetet anëtare të NATO’s, të cilave u jemi përherë mirënjohës”, ka thënë Haradinaj.

Ai është pyetur edhe për iniciativën e Qeverisë dhe Kuvendit për mbylljen e kazioneve dhe lojërave tjera të fatit.

“Kur ka vullnet e qëndrueshmëri, gjithçka është e mundur”, ka thënë Haradinaj shkurt./PERISKOPI   

Shpërndaje në: