Haradinaj: S’ka viza në qershor, lajmin e mirë e marrim në vjeshtë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në vjeshtë Kosova do ta marrë lajmin e mirë për çështjen e vizave nga Bashkimi Evropian – raporton Periskopi.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Haradinaj ka thënë se është herët qershori të thuhet se do të merret vendimi për viza, derisa tha se edhe sot ua uron vizat qytetarëve, siç ka bërë vazhdimisht kohëve të fundit.

Ai ka thënë se Kosova duhet t’i koordinojë aktivitetet për hyrjen në agjendë të Këshillit të Evropës.

Ai beson se situata do të jetë më shpresëdhënëse kur Finlanda ta marrë kryesimin e Këshillit të Evropës.

“Urime edhe sot edhe çdo ditë,. Tani kemi hyrë në fazën implementuese. Mendojmë se është moment kthese pas qëndrimit gjerman. Duhet ta koordinojmë hyrjen në agjendën. Kryesimin e këshillit të Evropës e ka Rumania, pastaj do ta merr Finlanda. Janë në proces, s’mund të themi se do të bëhen vizat në qershor. Në vjeshtë do të marrin lajmin e mirë”, ka thënë Haradinaj./PERISKOPI

 

Shpërndaje në: