Haradinaj-Stublla: Gjermania, krahu ynë i fortë në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

Haradinaj-Stublla: Gjermania, krahu ynë i fortë në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla deklaroi sot se Gjermania është aleat historik i Kosovës dhe krah i yni i fortë, duke qenë dhe shteg i lehtësimit të çdo procesi që Kosova ka pasur para vetes.

Ajo gjatë takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka falënderuar këtë të fundit për kontributin që Gjermania ka dhënë në çdo etapë të shtet-ndërtimit të Kosovës.

“Dyert e hapura nga Gjermania për diasporën tonë atje, janë kthyer në rotorin ekonomik të shtetit tonë”, tha ministrja Haradinaj- Stublla.

Po ashtu, kryediplomatja e Kosovës ka shprehur mirënjohjen për këmbënguljen e Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel, në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Shpërndaje në: