Haradinaj-Stublla nuk ka mëshirë: Kërkon që vrasësi i gruas 34 vjeçare të goditet me çekan të fortë

Haradinaj-Stublla nuk ka mëshirë: Kërkon që vrasësi i gruas 34 vjeçare të goditet me çekan të fortë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza – Haradinaj – Stublla përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka dënuar aktin makabër në Kamenicë, që tronditi gjithë vendin.

Ajo thotë se drejtësia duhet të godasë me çekanin më të fortë dorasin që vrau gruan 34 vjeçare.

Ndoshta znj.Haradinaj Stublla ‘çekanin’ e ka përdorur në kuptimin figurativ ashtu siç përdoret edhe nëpër Gjykata.

Ky është postimi i plotë:

Drejtësia të godasë me çekanin më të fortë dorasin që vrau gruan 34 vjeçare, në lule të rinisë së saj!

Është absolutisht e papranueshme dhuna në familje dhe mostrajtimi i saj. Rastet si i djeshmi në Kamenicë, kërkojnë këndellje shoqërore dhe institucionale.

Shpërndaje në: