Haradinaj takohet me Ilir Metën, thotë se diskutuan tema kombëtare

Haradinaj takohet me Ilir Metën, thotë se diskutuan tema kombëtare

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sonte me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Takimi po thuhet se ishte miqësore, ndërsa me theks të veçantë u diskutuan tema për interesin kombëtar.

“Takim miqësor me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Është gjithmonë kënaqësi të diskutojmë bashkë për temat e rëndësishme të interesit kombëtar. RH”, ka shkruajtur Haradinaj në Facebook. /Periskopi/

Shpërndaje në: