Haradinaj takohet me Mattis: Kosova mirënjohëse që në rrugëtimin e saj ka përkrah personalitete si ju

Haradinaj takohet me Mattis: Kosova mirënjohëse që në rrugëtimin e saj ka përkrah personalitete si ju

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sekretarin amerikan të mbrojtjes, James Mattis. Kryeministri shkruan në Facebook se Kosova do të jetë përherë mirënjohëse që në rrugëtimin e saj, ka personalitete si ai që besuan në Kosovën.

Haradinaj shkruan në Facebook:

Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s.
Është fat i madh që përgjatë këtyre viteve, ne vazhdojmë t’i kemi në krah po këta partnerë.

Pas pritjes së posacme në Ëest Point nga mijëra kadetë të Ushtrisë Amerikane dhe Gjenerali Ëilliamson, pritja zyrtare në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtes James Mattis, është nder për vendin dhe për mua si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

I lumtur të shoh gatishmërinë e Sekretarit Mattis dhe Pentagonit, për ta ndihmuar Kosovën, në rrugën tonë të drejtë për ta pasur ushtrinë tonë.

Sekretarit Mattis i shpreha falenderimin e përzemërtë, që vazhdon të besoj në të drejtën tonë!

Faleminderit Sekretari Mattis.

Kosova përherë do të jetë mirënjohëse, që në gjithë rrugëtimin tonë, personalitete si JU, besuan në NE!

Shpërndaje në: