Haradinaj takohet me Metën: Qëndrime unike për temat me rëndësi

Haradinaj takohet me Metën: Qëndrime unike për temat me rëndësi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Haradinaj ka postuar një fotografi nga takimi dhe ka shkruar se kanë qëndrime unike me presidentin Meta për temat me rëndësi.

“Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë.”, tha Haradinaj në postimin e tij.

Po ashtu edhe Ilir Meta ka shkruar në Facebook rreth këtij takimi.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane”, ka thënë Meta./Periskopi/

Shpërndaje në: