Haradinaj thotë se edhe të rinjtë e Pejës e mbështesin konceptin 100 për qind

Haradinaj thotë se edhe të rinjtë e Pejës e mbështesin konceptin 100 për qind

I nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me të rinjtë e Pejës, ku ka thënë se ata duan të kontribuojnë në epokën ku jetojnë.

Ai me këtë rast tha se fuqia e rinisë gjithmonë ka qenë promotore e përpjekjeve për liri dhe shtet.

“Sot, ata duan t’i kontribuojnë epokës të cilën e jetojnë, duke e fuqizuar me votë masive projektin tonë të përbashkët Kosovë qind për qind, me krijimin e mundësive për prosperitet ekonomik të vendit”.

Haradinaj shtoi se rinia e Pejës është në mbështetje të plotë të konceptit 100 për qind shtet.

Ai ka premtuar se mandati i ri qeverisës do të jetë i fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Shpërndaje në: