Haradinaj thotë se Mustafa dhe Thaçi janë peng i ndërkombëtarëve

Haradinaj thotë se Mustafa dhe Thaçi janë peng  i ndërkombëtarëve

Ndërkombëtarët janë duke i mbajtur peng Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën duke e shfrytëzuar aferat e korrupsionit, 3 përqindëshin dhe 70 dosjet e Mustafës për ti shtyre proceset jo të mira për Kosovën përpara.

Por kjo është një veprim i gabuar i ndërkombëtareve dhe kjo nuk mund të vazhdoj në këtë mënyrë.
Kështu është shprehur lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në emisionin “Republika” me Dardan Gashin.

Haradinaj ka thënë se nuk i vjen keq kur ndërkombëtarët kritikojnë veprimet e opozitës pasi që sipas tij ato janë të domosdoshme për të mbrojtur sovranitetin e vendit.
Ai ka shtuar se ndërkombëtarët gjithmonë kanë kritikuar edhe shkallen e lart të korrupsionit e që u takon pozitës.

Duke folur rreth zgjedhjes së Thaçit në pozitën e presidentit Haradinaj ka thënë se ai është president i koalicionit dhe jo i Republikës.

 

Shpërndaje në: