Haradinaj: T’u kthehen paratë e rrymës qytetarëve

Haradinaj: T’u kthehen paratë e rrymës qytetarëve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Apelit, ku e pezulloi vendimin e ZRrE për shtrenjtimin e rrymës.

Haradinaj ka kërkuar që paratë t’u kthehen qytetarëve, duke shtuar se ky vendim e justifikon kundërshtimin e vazhdueshëm ndaj shtrenjtimit.

Postimi i plotë i z. Haradinaj:

T’u kthehen paratë qytetarëve

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit që e pezullon vendimin e ZRrE për shtrenjtimit e rrymës, e justifikon kundërshtimin tonë të vazhdueshëm ndaj shtrenjtimit.

Me të drejtë e kemi vlerësuar që qytetarët po vidhen, e sot jemi të lumtur që gjykata vihet në shërbim të mbrojtjes së interesit publik.

Presim që qeveria të marrë vendim të shpejtë që paratë që iu morën qytetarëve përmes faturave të fryera, tu kthehen pa vonesë!/Periskopi/

 

Shpërndaje në: