Haradinaj uron Festat e Nëntorit: Shtetësi shqiptare për shqiptarët kudo që janë

Haradinaj uron Festat e Nëntorit: Shtetësi shqiptare për shqiptarët kudo që janë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar festën e Nëntorit, duke kërkuar shtetësi shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Ai shkruan:

1.Linja hekurudhore Kosovë – Shqipëri

2.Mbrojtja e përbashkët ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë. Në funksion të forcimit të Ushtrisë së Kosovës, të nis iniciativë ligjore për Fondin e Ushtrisë, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndihmojnë me financa.

3.Shtetësia shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Me këto tri qëllime, shënojmë Festat e Nëntorit.

Mirënjohje të përjetshme për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare.

Përulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë.

Falënderim popujve miq, që në kohën kur kanoseshim nga shfarosja, ishin përkrah nesh, Aleanca Veriatlantike NATO e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dashur bashkëkombas. Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë sonë Kombëtare. 28 Nëntori i Skënderbeut, UÇK-së dhe Adem Jasharit. 28 Nëntori i shqiptarëve. Urime!

RH

Shpërndaje në: