Haradinaj: Vasfije Krasniqi dhe Saranda Bogujevci janë engjujt tonë – por edhe mësuesit

Haradinaj: Vasfije Krasniqi dhe Saranda Bogujevci janë engjujt tonë – por edhe mësuesit

Deputeti i AAK-së dhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, tha se ‘mësuesit kosovarë’ janë engjujt tanë.

Ja se si mori shembuj Haradinaj në Kuvend:

“Vasfije Krasniqi është engjulli ynë, ajo jeton me e dëshmu Holokaustin tonë. Më vjen keq që është këtu sot, por është edhe Saranda Bogujevci engjulli i yni.

Nuk guxon Kosova asnjëherë me ia kthy shpinën kësaj dhimbje.

Ka edhe dicka të dashtun qytetarë, edhe mësuesit tonë janë engjujt tonë. Janë dhe kanë qenë, nuk ish dashtë ata me ardhë në mesin tonë të luftës politike.

Nuk ish deshtë me i lanë pa paga, nuk ish dashtë me i lanë kështu sot

Iu bëj thirrje veçanërisht deputetëve të VV-së, mos lejoni të na thehen shtizat në këtë temë”, tha ai./Periskopi

Shpërndaje në: