Haradinaj vazhdon qëndrimin në SHBA, viziton një familje amerikane

Haradinaj vazhdon qëndrimin në SHBA, viziton një familje amerikane

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke e vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Express.

Sot ka njoftuar se mbrëmë ka qenë për darkë në familjen amerikane Trompeter, që thotë se është nga familjet më të suksesshme për ndërmarrësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mbrëmë për darkë në familjen amerikane Trompeter, nga familjet më të suksesshme për ndërmarrësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Trompeter, me aktivitetet e tyre humanitare i gjen kudo në botë, përfshirë dhe Kosovën, e së fundmi të përfshirë financiarisht në mbështetjen e kauzës së refugjatëve nga Afganistani”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në: