Haradinaj vjen me një propozim të ri për taksën, kërkon ndërhyrjen e Berlinit në dialog

Haradinaj vjen me një propozim të ri për taksën, kërkon ndërhyrjen e Berlinit në dialog

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj së bashku me zëvendësin e tij, Behgjet Pacolli, kanë folur para mediave pas konferencës në Mynich të Gjermanisë.

Shefi i ekzekutivit kosovar për herë të parë dha një propozim të ri rreth çështjes së taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

 

Sipas tij, kjo çështje mund të trajtohet edhe në bisedimet e ardhshme ndërmjet dy shteteve në Bruksel.

 

“Mendojë që nuk duhet të kushtëzohet dialogu. Mund të dialogohet edhe për taksën. Berlini është jashtëzakonisht i qartë, është kundër idesë së lëvizjes së kufijve, e thonë se është rrezik për gjithë rajonin jo vetëm për marrëdhëniet Kosovës-Serbi. Senatorët ishin të rezervuar dhe nuk e kishin të preferuar. Nuk bën të ndërlidhen temat, duhet të fillojë dialogu për taksën dhe të arrijmë një zgjidhje përnjëherë. Duhet të bashkohemi të gjithë dhe është momenti që Berlini zyrtar të ndihmojë dhe të jap një ofertë për palët ligjore. Jo vetëm që rezulton me njohje por edhe për një perspektiv të qartë”, është shprehur ai.

Ndërsa, i po të njëjtës vij ishte edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli. “Jam i mendimit se duhet të hapim çdo temë, ashtu edhe të marrëdhënieve me Serbinë dhe taksën dhe unë e shoh se problemi është duke lëviz na kampin ekonomik”, është shprehur ai.

Shpërndaje në: