Haradinaj-VV-së: Sot në Kuvendin e Kosovës është kthyer Rrahman Morina e UDBA

Haradinaj-VV-së: Sot në Kuvendin e Kosovës është kthyer Rrahman Morina e UDBA

Kuvendi i Kosovës ka kaluar projektligjin që përcakton pagën minimale.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se kalimi i këtij projektligji u bë nga bashkëpunimi i VV-së me Lisën Serbe.

Ai ka thënë se sot është parë një fitore e fëmijëve të UDB-së të përkrahur nga Lista Serbe.

“Sot jemi të sigurt që në parlament është kthyer Rrahman Morina, UDB-ja dhe serbët”, ka thënë ai.

Kundër këtij projektligji ka pasur pakënaqësi edhe mes vetë deputetëve të VV-së.

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ishte kundër vendimit të Grupit të tij Parlamentar për miratimin e pagës minimale ku s’u përfshinë veteranët e UÇK-së. Ai madje protestoi duke e rrahur tavolinën dhe më pas lëshoi sallën

Shpërndaje në: