Haradinaj: Zjarrfikësit do t’i kthejmë në Forcë Nacionale

Haradinaj: Zjarrfikësit do t’i kthejmë në Forcë Nacionale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Latifi me rastin e festës së vitit të ri ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve të Kosovës.

Kreu i Qeverisë duke shprehur mirënjohje për punën që e bëjnë zjarrfikësit ka kërkuar nga ta, që sonte të jenë në gatishmëri  dhe punën e tyre ta kryejnë sa më mirë.

Haradinaj tha se vizioni i tij është që zjarrfikësit të kthehen në forcë nacionale e cila do jetë e gatshme të intervenojë për të ofruar siguri.

“Vizioni jem për ju është që të iu kthej në një forcë nacionale, të keni një strukturë udhëheqëse nacionale e cila është e gatshme me intervenua me shpëtua jetë për të mirat nacionale dhe me shpëtua jetë në vend, po nëse lypet me dal në përkrahje edhe në rajon dhe më gjerë”, tha ai.

“Për herë të parë zjarrfikësit po e prekun përkujdesjen institucionale të shteti dhe është kthyer shpresa që çështja e zjarrfikësit të shpëtimit do të rregullohet ashtu siç e meriton…Iu falënderojmë për angazhimin dhe qasjen dhe me të vërtet zjarrfikësit janë të kënaqur me angazhimin”, ka shtuar ai.

 

Shpërndaje në: