Haradinaj zyrtarizon kandidatin e AAK’së për kryetar të Obiliqit

Haradinaj zyrtarizon kandidatin e AAK’së për kryetar të Obiliqit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zyrtarizuar kandidatin e partisë për kryetar të Obiliqit, për zgjedhjet e 17 tetorit.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se kandidat i AAK-së për Obiliqin është Xhelal Krasniqi.

“Xhelali ka mbaruar Medresenë dhe studimet në gjuhën angleze. Me përkushtim jetësor në arsim, ai ofrohet për të bashkëqeverisur me qytetarët e Obiliqit, për t’i përfaqësuar më së miri interesat e tyre, në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në: