Haradinajt i dështon patriotizmi: I mbyllet konferenca në serbisht

Periskopi.com Lajme

Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë, në të cilën u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve – raporton Periskopi.

Haradinaj në këtë konferencë u është përgjigjur dhjetëra pyetjeve të gazetarëve, disa prej të cilave në gjuhën serbe.

Haradinajt në fund iu bënë tri pyetje në gjuhën serbe.

E, ai pas përfundimit të tyre pati një kërkesë interesante.

“Hajde edhe një shqip, se kam qef me mbyll në shqip”, tha Haradinaj, derisa kërkonte nga gazetarët ndonjë pyetje në gjuhën shqipe.

Por, kjo nuk ndodhi e Haradinajt i dështoi patriotizmi që tentoi ta shfaq aty.

Kjo pasi edhe pyetja e fundit  në konferencë ishte në gjuhën serbe./PERISKOPI

Shpërndaje në: