Haraqija ka një selam në serbisht për Sheshelin

Haraqija ka një selam në serbisht për Sheshelin

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Astrit Haraqija, ka pasur një porosi për kryetarin e Partisë Radikale Serbe, kriminelin Vojislav Sheshel.

Me anë të një postimi në Facebook, Haraqija i ka quar selam Sheshelit duke i thënë se nuk janë më vitet e 90’ta, tash jemi me 2021 dhe ne jemi këtu.

“Sheshel, bashkë përjetuesi i burgut nga Haga. Nuk janë më vitet e 90’ta, tash jemi me 2021 dhe ne jemi këtu. Nuk besoj se djali yt politik Vucici do të provoj të luaj me shtetin tonë. Përshëndetje nga bashkë përjetuesi yt i burgut në Hagë”, ka shkruar ai.

Ky reagim i Haraqijes vjen pas tensioneve të fundit në Veri të vendit, në lidhje me reciprocitetin e tabelave të veturave.

Më poshtë keni reagimin e plotë të tij.

Shpërndaje në: