Haraqija për letrën e Kurtit drejtuar LDK’së: Nuk janë të interesuar

Haraqija për letrën e Kurtit drejtuar LDK’së: Nuk janë të interesuar

Astrit Haraqija nga LDK’ja ka reaguar ndaj letrës së Vetëvendosjes dërguar kryetarit Isa Mustafa, shkruan Periskopi.

Haraqija ka thënë se VV nuk janë të interesuar për formimin e qeverisë dhe se VV nuk mundet ta shkel LDK’në.

“Nuk janë të interesuar me ndërtu qeverinë. LDK kanë dasht me thy që 30 vite por LDK ka mbijetuar, nuk mundesh t’i me shkelë, ti pe don kryetarin e Kuvendit, kryeministri e krejt”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Ai ka thënë se mund edhe të mos shkarkohet Glauk Konjufca, por kryeministri t’i takojë LDK’së.

“Qe nuk po shkarkojmë jepja pra kryeministrin , me 29 vota nuk e cakton kryetarin e shtetit, kush na garanton se ata e votojnë presidentin”

“Pse po do me ndërtu partneritet kur s’po ki besim te unë, e ka hallin që s’ka guxim për me marrë përgjegjësinë, kur e ka nisë ky politikën e ka nis me Bashkim Kombëtar, ka shku deri Molla e Kuqe”, ka thënë ai duke thënë se partneriteti bëhet me mirëbesim./Periskopi/

 

Shpërndaje në: