Harrojeni aksionin në Veri: Policia arreston gjilanasin për “skema piramidale”, sekuestron edhe libër

Harrojeni aksionin në Veri: Policia arreston gjilanasin për “skema piramidale”, sekuestron edhe libër

Policia e Kosovës ka njoftuar popullin se ka arrestuar një person në Gjilan për “organizim të skemave piramidale”.

Rreth orës 19:30 të ditës së djeshme, Policia e Kosovës i shkoi gjilanasit në lokalin e tij dhe pa diçka të çuditshme.

Atë lokal që ndodhej në rrugën Pajazit Ahmeti, qytetari gjilanas po e shfrytëzonte për veprimtarinë ilegale “bastore”, përcjell Periskopi.

Kjo bëri që Policia të sekuestronte tre televizorë plazma, katër monitorë, një video-rekorder, dy tastiera, një skaner, një libër dhe një sasi tiketash fati.

Qytetari është dërguar në mbajtje.

Statusi i policisë pa ndërhyrje:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE

Rr. Pajazit Ahmeti, Gjilan, 13.10.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në  lokalin e tij është duke e shfrytëzuar si bastore. Gjatë kontrollit si prova materiale i janë sekuestruar :   tre TV plazma,  katër monitor, një video rekorder, dy  tastatura, një skenar , një libër  dhe një sasi të tiketave  të fatit,. Me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: