Harrojeni xhipin e Albinit: Putin tmerron Gjenevën me veturën e sjellë nga Moska plus 16 tjera

Harrojeni xhipin e Albinit: Putin tmerron Gjenevën me veturën e sjellë nga Moska plus 16 tjera

Vladimir Putin tashmë ka arritur në Gjenevë dhe ajo që tërhoqi vëmendje të madhe është limuzina që e mori në ajroport për ta çuar në samit.

BBC ka numëruar një nga një veturat e eskortës së tij dhe të cilat dilnin 17 sosh, pa numëruar veturat e eskortës së policisë.

Për vetë Putinin kishte një sedan Aurus Senat që i ishte sjellë posaçërisht nga Moska, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Ky automjet iu prezantua Putinit në ditën e inaugurimit të tij të katërt në vitin 2018.

Nuk dihet se sa kushton ajo veturë, por një veturë e zakonshme me konfigurim bazik kushton rreth 200 mijë euro (250 mijë e 521 dollarë).

Edhe kryeministri Albin Kurti është bërë pjesë e kritikave të PSD-së për xhipin e tij të zi, por edhe për një Audi A8 W12 e cila emetonte shumë dioksid karboni. /Periskopi  

Shpërndaje në: