Harry Kanet thjesht nuk po i intereson më: Ai sapo ka frustruar edhe më shumë klubin me gjestin e fundit

Harry Kanet thjesht nuk po i intereson më: Ai sapo ka frustruar edhe më shumë klubin me gjestin e fundit

Harry Kane ka frustruar edhe më shumë Tottenhamin pasi nuk iu bind urdhërave për t’u kthyer nga pushimet në Karaibe.

Kapiteni anglez shtyu pushimin e tij në Bahamas dhe nuk do të raportojë në parasezonën e Spurs, deri të dielën, transmeton Periskopi.

Kane tashmë e kishte irrituar pronarin e Spurs, Daniel Levy, pasi dështoi të shfaqej në qendrën e klubit për testime të hënën, teksa po mundohet të bëjë presion për transferimin te Manchester City.

Por Tottenhami është nervozuar edhe më shumë nga vendimi i Kane për ta zgjatur pushimin, pasi sulmuesi u urdhërua – njejtë si çdo futbollist tjetër i skuadrës – të kthehen nga udhëtimit për t’i marrë në konsideratë edhe rregullat e karantinës së qeverisë britanike.

Në vend se të kthehej në kohë dhe t’i përvishej punës në fillim të javës, Kane vendosi ta zgjaste pushimin dhe aktualisht është në vetizolim.

28-vjeçari do të jetë i lirë të punojë pasi të ketë qëndruar pesë ditë i mbyllur. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: