Hasani flet për Periskopin për incidentin me Kabashin në Dubravë: S’di çka pati, ishte i emocionuar

Hasani flet për Periskopin për incidentin me Kabashin në Dubravë: S’di çka pati, ishte i emocionuar

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi, gjatë ceremonisë përkujtimore për masakrën në Burgun e Dubravës, iu drejtua disa të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, duke i përmendur edhe me emra madje si Hajredin Kuçit dhe Nait Hasanit, të cilët sipas tij, e kanë quajtur tradhtar – shkruan Periskopi.

Periskopi ka kontaktuar me Nait Hasani i cili ka thënë së nuk i dinë arsyet ose ndoshta ishte i ndikuar nga shkaqet emocionale.

“Nuk e di, nuk e komentoj, ndoshta ai ishte i ndikuar nga shkaqet emocionale”, ka thënë Hasani për Periskopin.

Ndërkohë gjatë kësaj cermonie, Kabashi ka thënë se “Marre duhet me ju ardhur, ju nuk duhet me qenë këtu…Cilit protokoll mua këta më thonë tradhtar qita, qyky Kuçi e qyky Njazia e qyky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë … Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”, tha ai./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: