Hasani konfirmon votën kundër Demarkacionit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, para fillimit të seancës për Demarkacionin ka thënë se do të votojë kundër marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
I pyetur nga gazetarët në hollin e Kuvendit ai tha: “ Unë sot jam me banorët e Rugovës”.
Kundër Demarkacionit janë shprehur edhe disa nga deputetët e partive në pushtet LDK e PDK, e të cilët rrezikojnë miratimin e tij, si: Adem Salihaj, Raif Qela (LBB), Ramiz Kelmendi (I pavarur), Shaip Muja, Labinotë Murtezi-Demi, Shpejtim Bulliqi, Margarita Kadriu ( e pavarur).



