Hasani: Qasja e Kurtit është e gabuar

Hasani: Qasja e Kurtit është e gabuar

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, vlerëson se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun me Serbinë është e gabuar.

“Është hera e dytë që mendoj se e ka qasjen e gabuar. E ka gabim qasje. Mund të arrihet më shumë me një qasje tjetër. Edhe ajo e kaluara, është pak e besueshme që kufizohet me naivitet, me besu se ti duhet informosh edhe Evropënm edhe SHBA-në, që e kanë bombarduar Serbinë, për gjendjen tonë dhe çfarë halli kemi. Më vjen keq por këtë s’na beson askush. Jo vetëm sot por dy shekujt e fundit kanë qenë filologë, politologë, ekonomistë, shtetarë e vendeve të Evropës edhe të SHBA-së më vonë të cilët i kanë dhënë vulë identitetit të shqiptarëve, në formësimin e identitetit çfare jemi aktualisht. Në këtë kuptim, mendoj pra, se duhet të shfrytëzohet dashamirësia. Edhe një çështje duhet ta dini, duket se nuk ka agresivitet, kjo pak me Borrellin që u shpreh sot është edhe më dramatike se që duket ashtu te aleatët tjerë”, ka thënë Hasani në Desk.

Hasani thotë se duhet gjetur konsensus për implementimin e Asociacionit.

“Është botuar në gazetën zyrtare që është pjesë e rendit tonë juridik. Duhet të ulemi me bisedu forcat politike. Është problem elitik, nuk është problem që vendoset me votë, se dihet çfarë vendosin popujt në Ballkan kur janë shumicë e kanë fuqi më të madhe se tjetri. Duhet arritur konsensus dhe me i dal përballë këtij detyrimi. Ka hapësirë të mjaftueshme, jo vija të kuqe, por t’i japë alternativa palës tjetër, me gozhdu në kuptimin pozitiv të fjalës, të mos i lëmë Vuçiqit avantazh në arenën ndërkombëtare. Kjo e sotit nuk i shkon fort në favor të palës sonë”, ka thënë Hasani.

Shpërndaje në: