Hasani shkon për të votuar në balotazh me tjetër “veturë modeste”

Hasani shkon për të votuar në balotazh me tjetër “veturë modeste”

I shoqëruar nga këshilltarë e miq, ish-kandidati i Nismës për Kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, ka shkuar për të votuar në raundin e balotazhit.

Ai edhe këtu është parë të ketë zbritur nga një veturë “modeste” siç i referohet ai. Bëhet fjalë për një Range Rover.

“Edhe kjo veturë është modeste sikur krejt të tjerat”, ka thënë ai për Klankosova.tv.

Hasani ka kërkuar nga qytetarët llapjan e gollakas që të dalin e të votojnë. Ai këtë thirrje e bën, ndonëse është shprehur se na raundin e parë ka pasur keqpërdorime.

“Kemi kërkuar rinumërim sepse ka pasë manipulim, nuk kemi pasë komisioner as vëzhgues dhe prandaj e kemi marrë atë rezultat. Kanë humbur qytetarët nuk kam humbur unë”.

Shpërndaje në: