Hasani: Të shumëfishohet lufta kundër narkotikëve, gjendja alarmante

Hasani: Të shumëfishohet lufta kundër narkotikëve, gjendja alarmante

Në  Kosovë shumë të rinj përdorin substanca narkotike  dhe ky fakt mbetet shqetësues. Në hulumtimet  e bëra nga organizata vendore dhe ndërkombëtare rreth përdorimit të substancave narkotike, del se të rinjtë nga mosha 16-vjeçare fillojnë të konsumojnë duhanin, alkoolin dhe lloje të ndryshme të narkotikëve.

Ky problem  është ngritur edhe nga Avdullah Hasani, ish shef i TaskForcës kundër narkotikëve, Avdullah Hasani.
Hasani në një postim në  rrejtin e tij social “Facebook” ka  shkruar  se ka vite që gjendja e konsumimit të narkotikëve  tek të rinjtë  në Kosovë  është alarmante dhe se çdo vonesë e shoqërisë tonë i orienton të rinjtë  drejt fatalitetit.

Ai është shprehur se  “Kërkesa sidomos e  prindërve që parandalimi i shpërndarjes dhe konsumimit të narkotikëve  tek të rinjtë  në Kosovë të rritet nuk i adresohet vetëm mazhorancës por edhe opozitës, institucioneve  lokale e qendrore e  personave të ndryshëm  me influencë në vendin tonë , pasi që vetëm me autoritet  si më lartë përveç  masave ligjore me urgjencë duhet filluar edhe sensibilizimi  i të rinjve lidhur me pasojat që shkakton përdorimi i narkotikëve” ka shkruar Hasani.

Postimi i plot i Avdullah Hasanit:

Kërkesa në veçanti e prindërve që parandalimi i shpërndarjes dhe konsumimit të narkotikëve tek të rinjtë në Kosovë të ketë një kujdes më të shtuar nuk i adresohet vetëm mazhorancës por edhe opozitës, institucioneve lokale.

Shpërndaje në: